18 September 2021

Çorbë të zogut

Përbërësit:
• 500 gram mish zogu të Jonës
• 4 lugë salcë kosi të tharbët
• 2 karrota dhe  1 pashkanat
• 1 qepë
• 250 gram bizele
• 2 patate
• 1 ve
• 1 lugë miell
• Vaj dhe kripë sipas shijes dhe dëshirës
• Piper i zi sipas shijes dhe dëshirës

Mënyra e përgatitjes:

Filloni ashtu që ta prisni kokrrën e qepës në sopëza të imëta, ndërsa mëpastaj gjithashtu I grimconi edhe karrotat, pashkanatin dhe patatet.
Zogu jona duhet ta prisni në sa më shumë copëzash të vogla dhe ta kriposni poashtu edhe me piper të zi.
Fërgojeni më së pari qepën në zjarr të qetë dhe pastaj shtojini karrotat e grimcuara dhe pashkanatin.


Në enën e njejtë  (tenxhere) shtojeni mishin e prerë të zogut dhe mirë e përzieni dhe fërgojeni disa minuta. Kur mishi do të merr ngjyrë, zvogëlojeni zjarrin dhe mbylleni kapakun që të  qëndrojë dhe të përthithet nga errëzat dhe shijet në tenxheren. Në fund shtojeni bizelen dhe patatet e grira imët, e përzieni në zjarr të qetë fërgojeni.
Në tenxhere derdhni ujë të ngrohtë, 1.5 litra dhe ngadalë përzieni deri sa të shtërngohet në zjarrin. Lereni 45 minuta të përthahet në  zjarr përderisa ju anësh mund të përzieni  një vezë me katër lugë salcë kosi të tharbët dhe një lugë miell. Përzieni mire që të bashkohet mire  dhe përzierja të bëhet e njejtë. Në fund shtojeni përzierjen në tenxhere. Kriposeni, pastaj piper të zi dhe pak majdanoz sipas shijes suaj. Le të qëndrojë e mbuluar në zjarr të qetë reth  15 minuta që shijet të përthithen.
U bëftë mire dhe na shkruani se si e përgatitët çorbën tuaj të pare të vjeshtës .

Similar recipes