10 May 2021

Kofshë dhe mbikofshë në salcë nga sherbelja dhe hudhër

Përbërësit e nevojshëm:

– 400gr. Kofshë me mbikofshë të zogut Jona
– 2 thelpinj hudhre 
– disa degëza sherbeleje të tharë
– 1 lugë mustardë
– 1 lugë mjalt
– lëng portokalli (një portokall)
– vaj ulliri
– krip dhe piper 
– borzilok të tharë

Mënyra e përgatitjes:

Në fëlterën e nxehur me vaj ulliri, shtoni kofshat,, hudhër të prerë imët dhe sherbelenë. Përziejni mire dhe gatuajeni rreth 10-12 minuta. Shtoni një lugë mustardë dhe mjalt në fund të përgatitjes, dhe lëng portokalli. Gatuajeni deri sa të bëhet një salcë e bukur nga bashkimi i të gjitha përbërësve. Para se ta nxjerni na zjarri, shtoni borzilok të thatë, krip dhe piper.

Similar recipes