25 March 2021

Jona zogu i pjekur

Përbërësit: 1 zog (nga përafërsisht 1,6 kg.), 2 qepë të mesme,  2 karrota, 2 degë selinoje, 1 kokërr hudhre, vaj ulliri, krip deti dhe piper i zi i bluar, 1 limon, një tufë e vogël trumëze, rozmarinë, gjeth dafine dhe sherbelë.

Përgatitja e zogut:

Nxirreni zogun nga frigoriferi 30 minuta para se ta futni në furrë.

  • Nxeheni furrën në  240 °C.
  • Nuk ka nevojë që t,i shtypni perimet – vetëm lajini dhe në pjesë më të mëdhaja edhe i prisni.
  • Ndajeni kokrrën e hudhrës në thelpinj, lërini të pashtypura.
  • Vendosni perimet dhe hudhrën në mesin e një fëlterje të madhe për pjekje dhe i stërpikni me vaj ulliri.
  • Stërpikeni zogun me vaj ulliri dhe bëjeni  me krip dhe piper të zi, dhe  fërkojenii të gjithë zogun.
  • Me kujdes shpojeni të gjithë limonin me majen e një thike të mprehur mirë (po qe se keni mikrovalë, vendoseni limonin në te për 40 sekonda – do të lëshon një erë të mirë).
  • Vendoseni limonin në hapsirën e hapur të zogut, bashkë me një tufë nga barishtet.
  • Vendoseni zogun mbi perimet në fëlteren ose tepsinë për pjekje dhe vendoseni në furrën e nxehur.
  • Menjëherë zvoglojeni temperaturën në  200°C dhe piqeni zogun  1 orë e 20 minuta.
  • Nëse dëshironi që të shtoni patate të pjekuar dhe perime, tani është koha që t,i vëndoni afër zogut dhe ta piqni edhe  së paku 45 minuta.
  • Shpërlajeni zogun me lëngun edhe pse perimet do t,u duken të thara, shtoni edhe pak ujë që most të digjet.
  • Kur do të jetë pjekur, nxirreni tepsinë nga furra, transferojeni në dërrasë dhe lëreni ashtu për 15 minuta.
  • Mbështilleni me foli alumini dhe me leckë dhe lëreni anësh.

Similar recipes