25 Mars 2021

Mish pule në salcë të bardhë

Përbërësit:

600 gram mish i bardhë, 1 kokër qepe, 400 gram kërpudha, 500 mililitra salcë kosi, 100 gram kaçkavall, 1 lugë mustardë.

Mënyra e përgatitjes:

Mishin e bardhë prejeni në copa,  kriposeni dhe përlyeni me miell, dhe e fërgoni në vaj të nxehur për deri sa nuk merr ngjyrën e kuqe. Mëpastaj renditeni në një enë xhami të qëndrueshme nga zjarri dhe e lyeni çdo cope me mustardë.

Në tepsinë në të cilën fërgoheshte mishi, fërgojeni një kokër qepe të prerë, mëpastaj shtoni kërpudhat dhe lëreni deri sa të zbuten. Sipas nevojës shtoni pak ujë. Përzierjen pastaj hidheni në mishin e pulës.

Në një tenxhere në zjarr nxeheni salcën e kosit, pastaj shtojeni edhe kaçkavallin të cilin paraprakisht e keni grirë dhe prisni që të shkrihet dhe të bashkohet përzierja.

Pastaj derdheni në mënyrë të barabartë në enë. Piqeni në furrë në 180 gradë rreth 45 minuta.