Skip to content
JONA fresh poultry

Cilësi për
çdo kuzhinë

Veprimtaria jonë përfshin rritjen e pulave, përpunimin e mishit dhe shpërndarjen. Në çdo segment punojmë sipas standardeve të larta, me fokus te siguria ushqimore, ruajtja e cilësisë dhe furnizimi i rregullt.

Pulat për produktet JONA rriten në ferma vendore. Gjatë gjithë periudhës së rritjes, kujdes i veçantë i kushtohet ushqyerjes dhe shëndetit të tyre. Përpunimi dhe paketimi zhvillohen sipas standardeve të përcaktuara për sigurinë dhe cilësinë ushqimore.

Pas produkteve JONA qëndron një proces prodhimi i organizuar, i mbështetur nga kapacitete moderne dhe standarde qartësisht të përcaktuara për sigurinë ushqimore. Kontrollet e rregullta bëjnë të mundur që çdo produkt ta ruajë të njëjtin standard deri te pika e shitjes.

Katër standarde
në çdo produkt

Katër standarde udhëheqin mënyrën si punojmë, nga rritja e pulave deri te paketimi i produkteve JONA.

  • Pa hormone të shtuara

    Pulat rriten pa përdorimin e hormoneve të shtuara.

  • Ushqyerje paGMO

    Ushqimi i pulave përzgjidhet dhe verifikohet për të mos përmbajtur përbërës GMO.

  • Prodhim i certifikuar Halal

    Përpunimi dhe paketimi zhvillohen në përputhje me kërkesat e certifikimit Halal.

  • KlasaA

    Produktet përmbushin kriteret e përcaktuara për Klasën A para paketimit.

Cilësi së cilës mund t’i besoni. Çdo ditë!

Zbuloni produktet e freskëta JONA, të pastruara, të paketuara dhe të gatshme për gatim.

E njëjta cilësi,
tashmë e ngrirë.

Produkte pule të ngrira menjëherë pas përpunimit, për të ruajtur cilësinë dhe shijen.

Fresh chicken fillets with rosemary, olive oil, chili and broccoli on a grill pan

Mish pule me
cilësi të lartë.

Cilësia e mishit të pulës dallohet nga pamja e pastër, ngjyra natyrale dhe struktura e duhur. Për këtë arsye, produktet JONA u nënshtrohen kontrolleve të rregullta dhe përpunohen sipas standardeve të përcaktuara të higjienës dhe sigurisë ushqimore.

Paketimi i kujdesshëm dhe ruajtja në temperaturën e duhur ndihmojnë në mbrojtjen e freskisë dhe cilësisë së produktit. Nga përpunimi deri në pikat e shitjes, çdo fazë organizohet që produktet JONA të mbërrijnë në kushtet e duhura.

Feeding the flock during morning chores
A farmer with the chickens

Të rritura me përkujdesje.
Çdo ditë.

Fermerët tanë kujdesen çdo ditë për pulat në fermat tona në mbarë vendin. Duke ndjekur standarde të përcaktuara, u sigurojnë kushte të përshtatshme për rritje, ushqyerje të duhur dhe kujdes të vazhdueshëm për shëndetin dhe zhvillimin e tyre.

Bashkëpunime dhe Partneritete

Nga një raft i vetëm me pakicë deri te shpërndarja kombëtare — një zinxhir i integruar furnizimi, i ndërtuar për partnerë të çdo madhësie.

Kënd shërbejmë

  • Zinxhirë të shitjes me pakicë
  • Hotele, restorante dhe shërbime kateringu (HoReCa)
  • Prodhues të produkteve ushqimore
  • Distributorë dhe Tregëti me shumicë
  • Partnerë eksporti

Zgjidhje produktesh

  • Pula të plota
  • Pjesë pule të përzgjedhura
  • Prerje të posaçme sipas kërkesës
  • Nënprodukte të pulës
  • Zgjidhje të personalizuara paketimi
  • Furnizim me shumicë

Ku ti gjeni produktet JONA

Në dispozicion në

Tinex Produktet JONA i gjeni në marketet Tinex.
Ramstore Produktet JONA i gjeni në marketet Ramstore.

Dëshironi t’i ofroni produktet JONA në dyqanin tuaj? Na kontaktoni.

SUGJERIME DHE PËRSHTYPJE

Mendimi juaj ka rëndësi për ne.
Ndani përvojën tuaj me JONA, na dërgoni një sugjerim ose na tregoni nëse diçka nuk ka qenë siç duhet. Mund të bashkëngjitni edhe një fotografi për të na ndihmuar ta kuptojmë më mirë mesazhin tuaj.

    Bashkëngjit një foto (opsionale)